Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, flet aq shumë gjuhë saqë nuk i zë hapësira në tabelën e dokumentit zyrtar të UEFA-s.
Derisa interesimi i mediave anekënd botës është i madh sidomos për futbollistët që luajnë në Ligën e Kampionëve, trupa evropiane e futbollit ka bërë një listë me lojtarët dhe gjuhët të cilat mund t’i flasin rrjedhshëm për intervista.
Anëtari i mediave, Nick Stoll, e ka publikuar listën e lojtarëve të Chelseat që është mjaft interesante. Futbollistët anglezë në ekipin e Bluve e flasin vetëm gjuhën angleze, ndërsa disa sosh flasin dy apo tri gjuhë.
UEFA sends through a list of languages that each player speaks so media from around the world know who they can interview.
Lukaku speaks so many languages that they can't even fit it in the box. pic.twitter.com/oT4kBSWSjT
— Nick Stoll (@NickStoll) October 19, 2021
Mesfushori kroat, Mateo Kovacic, mund të bisedojë në pesë gjuhë të ndryshme, mirëpo ai është shumë prapa Lukakut, i cili mund të jetë futbollisti më poliglot në botë.
Hapësira e tabelës që i përgjigjet emrit të tij duket shumë më ndryshe se e të tjerëve. Sulmuesi belg flet frëngjisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht, portugalisht, holandisht, flamandisht dhe italisht.
Forma në dokumentin e UEFA-s nuk e përfshin gjuhën bantu të Lingalas, të cilën Lukaku po ashtu e flet falë origjinës së tij kongoleze.
Pra është një listë totale prej nëntë gjuhësh që i flet sulmuesi. Në vitin 2018, ai i kishte habitur mediat braziliane duke dhënë një intervistë rasti në portugalisht (gjuhë që flitet edhe në Brazil) pas fitores së Belgjikës kundër Selecao në çerekfinale të Kampionatit Botëror.