Në konferencën e organizuar për gazetarë në prag të ndeshjes PSG – Chelsea, ditën e djeshme, nuk ka munguar momentet e humorit.
Është mbrojtësi brazilian, David Luiz, që tani angazhohet te PSG, ndërsa para një viti ishte pjesë e Chelsea, që bëri për të qeshur gazetarët.
Ishte një pyetje që i kërkohej të përgjigjej Luiz, për gjërat e përbashkëta që kanë trajneri i PSG, Laurent Blanc, dhe ai i Chelsea, Jose Mourinho.
Përgjigja ishte e shkurtër.
“Të dy të shëmtuar janë”, u përgjigj Luiz.
PSG dhe Chelsea takohen sonte, në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.