Luiz Adriano te Al Alhi

Sulmuesi i Shakhtar Donetsk, Luiz Adriano, që kontrata e tij skadon me këtë skuadër në dhjetor të viti 2015, do të laroghet drejt Al Alhi.

Adriano ishte një nga lojtarët e vëzhguar nga Milani, por siç duket edhe ky u largua në drejtim të kundërt.

Për të njoftuar marrëveshjën me shoqërinë ukrainase ishte president i klubit arab, Abdullah Saeed al Naboodah që e lajmëroi transferimin në Twitter. “Ne kemi arritur një marrëveshje me Shakhtar për Luiz Adriano. Në ditët e ardhshme do të përcaktojë detajet financiare me lojtarin”, shkruhet në njoftim.