Luis Enrique shpërthen kundër anglezëve

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka akuzuar mediat angleze se kanë filluar një fushatë kundër Luis Suarez, pas pretendimeve se sulmuesi ka tentuar të kafshojë Martin Demichelis në mesjavë.

Suarez u kthye në Angli për herë të parë që prej largimit nhga Liverpool në muajin korrik, duke shënuar dy herë në një fitore 2:1 kundër  Manchester City.

“Për fat të keq, kjo është diçka normale. Në disa pjesë të botës ka këso lloj fushatave kundër dikujt”, tha trajneri.

“Suarez tashmë e di se ai gjithmonë do të vëzhgohet, madje ai e ka thënë shumë here, se ai bëri një gabim.  Ne kemi parë këso llojë fushata kundër lojtarëve, presidentëve dhe mbështetësëve”.