Luis Enrique me deklaratë fantastike: Botërori është spektakël, duhet t’i kënaqemi tifozët

Luis Enrique është një trajner të cilit i pëlqen që skuadra e tij të sulmojë dhe shënojë sa më shumë gola. Taktikat mbrojtëse nuk i preferon dhe bën një thirrje për kolegët e tij që të guxojnë më shumë, pasi tifozët presin spektakël nga Kupa e Botës.

Kemi arritur në një pikë ku nuk jemi më vetvetja! Gjëja e parë që duhet t’u mësojmë trajnerëve është se Botërori është spektakël dhe show. Nëse ka 50,000 apo 100,000 spektatorë në stadium, duhet të jemi të vetëdijshëm se në shtëpi ka miliona të tjerë”.

“Është si të shikosh një shfaqje të mërzitshme. Problemi është se nevojat e trajnerit i detyrojnë të gjithë të luajnë në mbrojtje. Në Botëror sulmohet vetëm kur skuadrat janë në disavantazh”

“Unë i shoh gjërat ndryshe, mendoj se është një show dhe duhet t’u tregojmë tifozëve që ne mendojmë për t’i argëtuar ata”, deklaroi Luis Enrique në lidhje me futbollin që duhet ofruar në një kompeticion si Kupa e Botës.

Meksika fiton ndaj Arabisë Saudite, por nuk i mjafton për të kaluar tutje – Polonia në 1/8 e finales

Nga injorimi në fushë te përqafimi pas ndeshjes – çfarë i thanë njëri tjetrit Messi dhe Lewandowski