Luhet në Suharekë dhe Malishevë, xhiro e 22-të nis me dy super përballje

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të këtë fundjavë, ku dy duele zhvillohen sot dhe tre të tjera ditën e nesërme.

Ditën e sotme në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar, njëra në Suharekë dhe tjetra në Malishevë.

Ballkani nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit dhe synon të rikthehet te maksimumi i pikëve në ndeshjen ndaj Gjilanit.

Suharekasit e kanë me patjetër fitoren pasi mund ta humbasin pozitën e parë, derisa pikë kërkon edhe Gjilani që për momentin ndodhet në zonën e barazhit.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe mes Malishevës dhe Feronikelit ’74.

Vendasit kërkojnë fitoren e tretë radhazi për ta ruajtur pozitën e katërt, derisa Nikli që po lufton për mbijetesë synon të marrë pikë.

Të dyja takimet e ditë së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Gazeta Olle/

E nisim në udhëtim dhe e përfundojmë në shtëpi, orari i Shqipërisë në Ligën e Kombeve

Liria nuk ndalet në merkato, prezanton edhe tre prurje shumë cilësore