Luhet në Prishtinë dhe Drenas, dy ndeshjet e fundit të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së shtatë.

Janë dy duele shumë interesante ku njëri zhvillohet në Prishtinë dhe tjetri në Drenas.

Prishtina rikthehet t’i luaj ndeshjet në ‘Fadil Vokrri’, ku është nikoqir i Dukagjinit të Klinës.

Kryeqytetasit kërkojnë të rikthehen te fitorja, derisa klinasit pas fitores së parë synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Dritën.

Të dyja skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve në fundjavë dhe synimi është të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe pas ditës së sotme.

Si dueli në Prishtinë ai edhe ai në Drenas fillojnë nga ora 15:00. /Gazeta Olle/ 

Vendos goli i Isak, Newcastle eliminon Cityn nga EFL Cup

Stadiumi i Flamurtarit merr pamje shumë të bukur, 1500 ulëse shtohen në ‘Xhemail Ibishi’