Xhiro e 11-të në Albi Mall Superligë vazhdon edhe ditën e sotme me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.
Do të luhet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë dhe në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Llapi para adhuruesve të vet pret Feronikelin ’74 dhe synon që të rikthehet te fitoret pas dy humbjeve radhazi.
Në anën tjetër mysafirët nga Drenasi udhëtojnë për të shkaktuar befasi në Podujevë.
Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Dukagjinit të Klinës dhe Suharekë.
Vendasit në këtë takim futen pas dy ndeshjeve pa humbje dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate të mira.
Në anën tjetër Suhareka pas fitores ndaj Prishtinës janë të motivuar për të vazhduar me rezultate pozitive.
Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Gazeta Olle/