Luftojmë shumë, por mposhtemi në fund nga rumunët

Kosova ka pësuar humbjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024, pasi u mposht në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2-0.

Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë për shkak të ndërprerjes që ndodhi në fillim të saj.

Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe banderolave të llojit ‘Kosova është serbi’.

Megjithatë pas gati një orësh që gjyqtari i dërgoi futbollistët në zhveshtore ndeshja ka vazhduar.

Kosova ka pasur dy raste të arta për shënim, me Vedat Muriqin që ishte i pafat pasi topi duke shkuar drejt portës nga vija e largoi një mbrojtës rumun.

Një rast të artë e kishte edhe Edon Zhegrova në minutën e 40-të, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.

Megjithatë në minutën e 43-të Dardanët kanë mbetur me një futbollist më pak në fushë pasi Vedat Muriqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin baras 0-0.

Në pjesën e dytë Dardanët u rikthyen në mbrojtje për ta ruajtur rezultatin dhe në minutën e 59-të vendasit fituan një penallti.

Megjithatë portieri i Kosovës, Arijanet Muric priti penalltinë e kapitenit të vendasve Christian Stanciu.

Por në minutën e 83-të ndeshja u zhbllokua, kur Stanciu me një goditje të fuqishme mposhti Aro Muric për epërsinë e vendasve 1-0.

Kosova kishte dy raste të mira shënimi me Loshajn dhe Muslijën, por goditjet e tyre shkuan jashtë.

Krejt në fund të ndeshjes, zëvendësuesi Mihala realizoi edhe golin e dytë për t’i dhënë tre pikët vendasve me rezultat 2-0.

Gjasat për kualifikim zbehën pasi pas gjashtë ndeshjeve Kosova ka katër pikë në pozitën e katërt, derisa Grupin E e udhëheq Zvicra me 14 pikë dy më shumë se rumunët në pozitën e dytë.

Xhaka e Shaqiri shënojnë në fitoren e Zvicrës ndaj Andorrës

“I kuqi ndikoi”, Gliha: Nuk e kuptoj këtë gjyqtar, kishim presion të madh