Luftëtari shqiptar, Arijan Topallaj bën hapin e madh në karrierë, synon fitoren me 31 korrik në oktagon

Arijan Topallaj, një shqiptar i lindur e i rritur në Gjermani po jep sinjale të mëdha suksesi në sporte luftarake.

Që nga fëmijëria ai e ka shfaqur pasionin e tij të madh për garat luftarake, kurse që tre vjet është aktivizuar në klubin “Planet-eater” ku pronar dhe trajner është Peter Sobota, luftëtari më i mirë gjerman i cili ka luftuar për disa vite në UFC.

Topallaj që nga lufta e tij e parë ka treguar cilësitë e tij të mëdha dhe tashmë është koha për një ngritje të madhe në karrierën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka deri më tash tri ndeshje të zhvilluara në oktagon, ku të parën e fitoi me pikë, ndërsa të dytën dhe të tretën e fitoi me nokaut.

Megjithatë, tashmë ai ka bërë hapin e madh, duke kaluar nga niveli amator në nivel profesional.

Me 31 korrik, në Heidelberg, Topallaj do të përballet me Macarendo Dimitrunndhe kjo pritet të jetë një luftë e “zjarrtë”.

Meçi do të jetë i organizuar nga GCP German Cage Pionier.

Prishtina kërkon fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Connahs, kualifikimi thuajse i sigurt

Mustafi me katër oferta të rëndësishme, kërkohet në Turqi, Itali e Spanjë