‘Luftën’ për titull e parashikon trajneri ‘titull’

Afrim Tovërlani është një ndër trajnerët më të suksesshëm kosovarë. Ai ka lënë gjurmë me skuadrën e Prishtinës, duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës. Trajneri i adhuruar nga tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’ aktualisht nuk është i angazhuar në ndonjë ekip.

‘Toki’ siç e njohin të gjithë, disa ditë para nisjes së kampionatit, e komenton ‘luftën’ për titull në këtë edicion. “Prej Besës e lart, të gjitha ekipet kanë gjasa për titullin e kampionit. Mirëpo, duke u bazuar në shpenzimet që i ka bërë Prishtina, para nisjes së kampionatit si dhe tash së fundmi, nëse nuk e fiton titullin dhe Kupën, do të ishte dështim. Përndryshe, asnjërën nuk e përjashtoi”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’, Afrim Tovërlani. “Do të varet edhe nga ndeshjet që do të kenë skuadrat pretendente ndërmjet veti”, përfundoi Afrim Tovërlani.