‘Luftë’ te Besa, dy sulmues për një qëllim

Listës së top-shënuesve në Superligën e Kosovës, i prijnë dyshja e Besës së Pejës, Mark Milicaj dhe Kastriot Rexha me nga nëntë gola.

Milicaj ka ardhur nga Istogu në këtë sezon, ndër Rexha është nga fillimi te Besa. Të dy sulmesit njihen si të rrëzikshëm, ndërsa së bashku pritet të jenë ‘tmerr’ për portat kundërshtare.

Edhe Milicajt por edhe Rexhës nuk iu interson aq shumë ‘Këpuca e Artë’ sa iu intereson titulli i kampionit.“Po është interesant që jam në garë me Kastriotin, po nuk është diçka që duhet ta fitoj me çdo kusht. Primare janë rezultatet e klubit. Normal sa më shumë gola që shënojm nuk do të mungojnë as rezultatet e mira”, pohoi Milicaj për ‘Gazetën Olle’.

Objetivi kryesorë i Milicajt është titulli. “Po patjetër që besoj në titull, pasi kemi skuadër me lojtarë shumë të mirë dhe me provojë të madhe”, përfundoi ai.

Edhe Kastriot Rexha më shumë është i intersuar te suksesi i skuadrës, ndërsa vetën e sheh në pozitën e tretë në fund të kampionatit. “Jo të them të drejtën sinqerisht as nuk jam i interesuar të shpallem golshënusi i kampionatit, por objetiv është të tregoj lojë të mirë dhe të jemi në kreun e tabelës. Per mendim tim, Labinot Osmani në fund do të jetë golashënusi më i mirë i kampionatit, edhe pse edhe Milicaj është një lojtarë që di të bëjë gola dhe se mund të jete aty edhe ai”, përundoi Rexha.

Labinot Osmani gjendet i treti në listën me tetë gola.