Kryendeshja në futbollin grek, mes Panathinaikos dhe Olympiakosit, edhe kësaj here nuk ka kaluar pa incidente.
Por për dallim nga vitet e fundit, ku incidentet fillonin gjatë zhvillimit të ndeshjeve, kësaj here, incidentet u shkaktuan para fillimit të ndeshjes.
Ishin tifozët vendas që si fillim hidhnin mjete të ndryshme në fushë, ndërsa pastaj, edhe e “pushtuan” fushën, shkruan indeksonline.
Pas qetësimit të situatës, ndeshja filloi, ndërsa Panathinakosi e fitoi derbin me rezultat 2:1.