Luftë e re ndërmjet tifozëve të Romës dhe Feyenordit

Tifozët e Romës dhe ata të Feyenordit nuk i kanë qëruar ende hesapet. Përplasje të reja brenda dy tifo-grupeve pritet të ndodhin në Roterdam të Holandës, ku të enjten ballafaqohen këto dy skuadra në kuadër të Ligës së Evropës, transmeton Gazeta Olle.

Mediat italiane kanë bërë të ditur që rreth 2000 tifozë italian do të udhëtojnë nga Roma, të cilët do të mbërrijnë në Holandë me aeroplan, trenë dhe autobusë.

Policia holandeze është mobilizuar për të parandaluar më të keqen, duke rezervuar një numër rekord trupash për siguri në qytetin e Roterdamit.

Ju kujtojmë që tifozët e këtyre dy klubeve kanë pasur përplasje ndërmjet vete gjatë javës së kaluar, me holandezët që e kanë shkatërruar tërësisht sheshin historik të kryeqytetit italian.

Feyenord-Roma zhvillohet të enjten me fillim prej orës 21:05.