Liga e Parë e Kosovës pritet të jetë shumë interesante për sezonin 2023/24.
Në këtë rang garash bëjnë pjesë shumë skuadra të mëdha kosovare si Vëllaznimi, Ferizaj, Vushtrria, Trepça, Drenica, Flamurtari, Trepça ’89 etj.
Tanimë janë ndarë edhe grupet, ku pritet të jetë një luftë e madhe për inkuadrimin në Superligë, pasi shumë skuadra duan rikthimin.
Gazeta Olle më poshtë ju sjell emrat e 20 skuadrave të ndara në dy grupe, A dhe B.
Liga e Parë për sezonin 2023/24:
Grupi A: Drenica, Dinamo, Trepça ’89, Vëllaznimi, Istogu, Trepça, Rahoveci, Suhareka, Rilindja 1974, Phoenix.
Grupi B: Ferizaj, Ulpiana, Vushtrria, Flamurtari, Kika, Vllaznia e Pozhoranit, Vjosa, Shkëndija Hajvali, 2 Korriku, Ramiz Sadiku. /Gazeta Olle/