Teuta – Partizani, ndeshja e Kategorisë Superiore ka përfunduar me pesë karton të kuq dhe vetëm një gol të shënuar.
Ky takim që përfundoi me fitore të Teutës me rezultatin 1-0, kishte minutën e 64-të, ku u skuqën katër futbollistë, shkruan Gazeta Olle.
Beqaj dhe Daku u ndëshkuan për Teutën, kurse te Partizani u ndëshkuan edhe William dhe Boldor.
Madje, në këtë përleshje u përfshin edhe stafi i dy skuadrave.
Takimi u ndërpre për disa minuta, kurse më pas vazhdoi për të sjellë edhe një karton të kuq në minutën e fundit të cilën e mori, Shkalla i Teutës.