Lucescu gjen ‘fajtorin’ e humbjes

Mircea Lucescu, trajneri i Shakhtar Donetsk, ka treguar arsyet e humbjes së thellë nga Byern Munich (7:0).

Bayern Munich e ka shkatërruar Shakhtar Donetskun, të cilin e mposhti në ‘Allianz Arena’ me rezultat të thellë 7:0, në kuadër të fazës eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Mircea Lucescu, trajneri i Shakhtar Donetsk, ka thënë se përjashtimi i Oleksandr Kucher me karton të kuq në minutën e tretë ka prishur të gjitha planet e skuadrës.

“Urime për Bayernin. Ne nuk ishim në gjendje për të zbatuar planin tonë të lojës pas kartonit të hershëm të kuqe,” tha Lucescu.

“Ne humbëm në të gjitha aspektet e ndeshjes. Ata ishin mendërisht të shumë fortë. Kur Srna doli jashtë, loja ishte e gjatë për ne. Ne kemi luajtur me vetëm 10 lojtar. Ne humbëm këtë lojë, nuk ka aq shumë për të thënë në lidhje me të. Por, unë ndihem i trishtuar që ne kemi humbur me një rezultat të tillë.”, përfundoi trajneri rumun.