Lucarelli: Te Parma edhe në Serie D!

Kapiteni i Parmas, Alessandro Lucarelli, e ka treguar dashurinë e tij të madhe për klubin duke thënë që është i gatshëm që të luajë edhe në Serie D.

“Do të qëndrojë te Parma dhe të luajë edhe në Serie D. Duhet të nisim gjithçka nga fillimi dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Këtë vit fatkeqsisht nuk arritëm që të bëjmë shumë pikë, por fitorja ndaj Juventusit ishte e ëmbël”, deklaroi Lucarelli.

Në futbollin modern, ka pak klube që e kanë fatin të kenë kapiten të tillë. Një shembull i madh, bravo Lucarelli. /Olle