Luboteni ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll.
Në takimin final ndaj Ferizajt, Luboteni shënoi fitore me rezultatin 3:1 në sete, shkruan Gazeta Olle.
Ndeshja ishte e baraspeshuar në dy setat e parë, mirëpo në vazhdim Luboteni arrin të krijoj epërsi dhe e mbyll ndeshjen në favor duke e fituar ndeshjen në tërësi.
Kupën ekipit fitues ja ndau kryetari i FVK z.Abedin Ibrahimi.
Luboteni – Ferizaj 3:1
25:21,18:25,25:18,25:22.