Luan Krasniqi parashikon meçin në mes të Joshuas dhe Usyk

Të shtunën në stadiumin madhështor të Totthenhami, do të zhvillohet përballja në mes të Anthony Joshuas dhe Olesandr Usyk.

Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi ka komentuar pra meçit, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

Krasniqi ka thënë se më në fund do të kemi një duel interesant, duke shtuar se Usyk do ta ketë shumë të vështirë në këtë luftë.

Shkrimi i plotë i Luan Krasniqit:

“Anthony Joshua kundër Oleksandr Usyk – më në fund një duel shumë interesant. Usyk është një boksier vërtet jashtëzakonisht i mirë, por fizika natyrale e tij nuk do i perballojë presionit Te Joshuas. Kështu që unë mendoj se Usyk do ta ketë vështirë në këtë luftë. Çfarë mendoni ju”, ka shkruar ai në Instagram.

/Gazeta Olle/

Caktohen gjyqtarët për javën e pestë të Ligës së Parë, ja kush i drejton ndeshjet kryesore

Lëndohet Rrahmani, detyrohet të largohet nga fusha