Luajti si titullar, Shaqa dëshpëron me notën pas ndeshjes

Liverpool ka fituar me shumë vështirësi duelin e sotëm ndaj Watfodrit.

Një gol i Mohamed Salah në minutën e 38-të ishte i dha epërsinë fillestare Liverpoolit, shkruan Gazeta Olle.

Egjiptiani shënoi edhe golin e dytë për të kuqtë krejt në fund të ndeshjes, për rezultatin final 2-0.

E paraqitja e sotme për futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk ishte edhe ajo më e mira.

Pas ndeshjes, Shaqa kishte notën më të dobët nga gjithë futbollistët sartues të Liverpoolit.

Kështu, me fitore, Liverpool tashmë ka 49 pikë dhe gjendet në pozitën e parë në tabelë.

Kurse, pozita e dytë të cilën e mbanë Leicester City, numëron plotë 11 pikë më pak në tabelë.

E krejt në fund, gjendet kundërshtari i sotëm i Liverpoolit, Watford me vetë nëntë pikë pas 17-të xhirosh.