Luajti në disa skuadra të mëdha në Kosovë, boshnjaku shpallet trajneri i vitit në Belgjikë

Trajneri i vitit në kampionatin e Belgjikës është një emër i njohur për dashamirët e basketbollit kosovar.

Këtë çmim prestigjioz e ka fituar trajneri boshnjak, Vedran Bosnic, i cili sa ka qenë aktiv si basketbollist, ka luajtur në Kosovë për skuadrat si Bashkimi dhe Peja, shkruan Topsporti.com

Bosnic aktualisht është trajner i skuadrës Belfius Mons, me të cilën ka kaluar një stinor të shkëlqyer. Ai me skuadrën e tij mbanë kryesimin në tabelë te kampionati belg me bilanc prej 19 fitoreve dhe 6 humbjeve, ndërsa në FIBA EuropeCup kishte arritur të kualifikohet deri në çerekfinale të Play Off-it.

Bosnic është gjithashtu edhe përzgjedhës i përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës.