Luajti me Gjilanin në Evropë, Ballkani në negociata për transferimin e Atdhe Rashitit

Kukësi mund të humbasë të tjerë lojtarë titullarë para startit të Abissnet Superiore. Nga verilindorët mund të largohen Atdhe Rashiti dhe Mbarak.

Për të dy lojtarët sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se kanë arritur oferta nga skuadra të tjera dhe klubi nuk do të bëhet pengesë për largimin e tyre. Për sulmuesin raportohet se Ballkani i ilir Dajës po e tenton. Rashiti ka kontratë me verilindorët deri në vitin 2026.

Ndërkohë nga ana tjetër Mbarak mund të transferohet në Turqi, teksa skuadra Adanaspor. Kujtojmë se mesfushori ka kontratë të vlefshme me Kukësin deri në vitin 2025 dhe në këto kushte drejtuesit kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij.

Të dyja pistat pritet të konkretizohen së shpejti dhe për Rraman Hallaçin do të ishin një “humbje” e madhe para startit të kampionatit.

PSG i trondit skuadrat e interesuara me çmimin e Neymar

Dikur pjesë e Kombëtares shqiptare dhe Gentit, Gavazaj zyrtarizohet te Drenica