Luajnë për Edisin (VIDEO)

Basketbollistët e rinj kosovarë kanë treguar mbështetjen e tyre për Edis Kurajën.

Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, bashkë me basketbollistët e rinj të Kosovës kanë treguar mbështetjen e tyre për Edis Kurajën.

Njomakët e Kosovës U16 përmes një videoje të realizuar nga Kampionati Evropian në San Marino i kanë treguar përkrahje ish-basketbollistit të Prishtinës dhe Pejës. /Express/