‘Luajmë për tifozë’

Java e 23-të e ETC Superligës në basketboll do të vë përballë dy ekipet pretendente për titullin e kampionit këtë edicon Peja dhe Sigal Prishtina. Basketbollisti i skuadrës së pejanëve Alban Veseli, në një pronocim për ‘Gazetën Olle’, ka thënë se në këtë ndeshje hyjnë të relaksuar pasi arritën të fitonin Kupën e Kosovës.

“Pasi fituam Kupën jemi shumë më të relaksuar dhe suhmë komod në rrjedhën e garave. Natyrisht Prishtina, ka një ekip shumë të mirë dhe do të jetë një lojë shumë e fort. Kjo ndeshje nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë pasi e dimë që Prishtina, ka siguruar vendin e parë dhe ne do të përfundojmë në vendin e dytë por, fitorja është e mirëseardhur për ne dhe natyrisht për qytetin”, deklaroi Veseli.