LRFP e shqetësuar me rekomandimin e MKRS-së

Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës me shqetësim të thellë është duke i përcjell zhvillimet e fundit në MKRS e cila ka marrë rekomandim t’i penalizojë klubet duke iu ndaluar ligjin për sponsorizimit përmes moslicencimit të federatave, shkruan Demokracia.com.

MKRS ka heziton t’i licencojë disa federata në mesin e tyre edhe FFK-në duke vendosur rregulla të reja. Sportistët dhe tifozët këtë po e shohin si një ndërhyrje direkte në punët e federatave, derisa brenda ministrisë është një grup i caktuar që në bazë të interesave po japin rekomandime t’i penalizojnë klubet.

LRFP ka thënë se si Lidhja më e madhe e futbollit në Kosovë, ku nën ombrellën e tyre garojnë më se 46 klube dhe shkolla futbolli me afër 6.000 futbollistë, nuk mundemi as të marrim me mend, se një grup i ashtuquajturish ekspertë, se vetëm mendja mund t’iu shkojë në ndalimin e zhvillimit të futbollit

 Postimi i plotë i LRFP:

Informatë për publikun

Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës, i bënë të ditur opinionit të gjerë futbolldashës, se me indinjim të madh është duke i përcjellë të ashtuquajturat “rekomandime” të quajturit “grup për licencim” në kuadër të MKRS-së, për FFK-në.

Ne, si Lidhja më e madhe e futbollit në Kosovë, ku nën ombrellën tonë garojnë më se 46 klube dhe shkolla futbolli me afër 6.000 futbollistë, nuk mundemi as të marrim me mend, se një grup i ashtuquajturish ekspertë, se vetëm mendja mund t’iu shkojë në ndalimin e zhvillimit të futbollit.

E pabesushme, e padegjueshme, e pa kuptueshme, e paimagjinueshme!

Kjo, besojmë fuqishëm, do të jetë vetëm tentimi i fundit i mbetur për të krijuar mjegull në luftën e pacipë personale të individëve të njohur nga opinioni i gjerë, që ndoshta nëpërmjet presionit mund të arrijnë deri te caqet e tyre personale.

Duam të sqarojmë opinionin, se me këto tentime dashakeqe, nuk do t’ia arrijnë të lëkundin zhvillimin e futbollit, por vetëm sa do ta forcojnë edhe më shumë.

Ne besojmë fuqishëm që nuk do të vije puna deri aty  sa as FIFA e as UEFA s’do të na kërcënojnë me suspendim në pjesëmarrje të garave ndërkombëtare,

Me këtë rast ftojmë dhe presim të reagojnë zyrtarët më të lartë të shtetit që t’i vëjnë frenat këtij grupi, të quajturish, “ekspertë”.

FFK dhe LRF e Prishtinës ka sqaruar klubet dhe opinionin që të qendrojnë të qetë dhe se nuk ka asnjë të vërtet lidhur me mos licencimin e FFK në MKRS dhe procesi i lincencimit të FFK-së po vazhdon.

Ne si LRF e Prishtinës jemi të rënditur me të gjitha Lidhjet Rajonale të Futbollit të Kosovës në kauzën dhe iden e rregullësis së FFK-së, prandaj ju themi që të mos bjereni pre e grupeve të interesit dhe personave shantazhues.

Me respekt,

LRF e Prishtinës.

#bashkëpërfutbollin #FFK #LRFePrishtinës.

Video e parë që pas shtrimit në spital prek zemrat e të gjithë tifozëve, shihni gjendjen e përkeqësuar të legjendës Pele

Scaloni nuk heq dorë nga Messi: E dua edhe në Botërorin e vitit 2026