Low, trajner në Spanjë!

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka zbuluar për herë të parë se dëshiron të gjejë punë në kampionatin spanjoll. Ai ka thënë se këtë do ta bënte pas përfundimit të kontratës së tij me Gjermaninë, në vitin 2018, konkretisht pas botërorit “Rusia 2018”.

Pas Botërorit 2018, do të doja të jem trajner në Spanjë”, tha Low për ZDF. “Është një ligë që e ndanë filozofinë time të lojës: ofensive dhe teknike, kjo është përse unë e shoh atë ligë si mjaft interesante”, shtoi ai.

Mediat shkruajnë se ai do të drejtojë Real Madridin. (Gazeta Olle)