‘Louis van Gaal i keqtrajton lojtarët’

Louis van Gaal është duke i keqtrajtuar futbollistët e Manchester Unitedit. Kështu ka thënë legjenda e Holandës, Willem van Hanegem. Ky i fundit e kritikon ish trajnerin e Barcelonës dhe Bayernit për mungesë respekti ndaj Ryan Giggs, Radamel Falcao dhe Angel Di Maria.

“Ajo që e urrej është të shoh Van Gaalin se si e trajton Giggsi. Louis ka më shumë vëmendje se personi pranë tij. Louis ka luajtur për Telstar, Antwerp dhe Sparta Rotterdam, Giggs ishte gjigant si futbollist, ai meriton më shumë respekt. Njësoj edhe me përforcimet e reja, Falcao dhe Di Maria”, deklaroi Van Hanegem për Daily Mirror.