Louis van Gaal i frikësohet Xherdan Shaqirit

Manchester United do ta ketë një tjetër përballje të vështirë të shtunën, pasi është mysafir i Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit.

Pikërisht loja e mirë e yllit kosovar në fitoren 2:0 ndaj Manchester Cityt javë më parë, përbënë rrezik edhe për “Djajtë e Kuq”.

Trajneri i tyre, Louis Van Gaal e lavdëroi sot Shaqirin, duke thënë se bëhet fjalë për një lojtar me cilësi të mëdha.

“E kam thënë edhe më parë në konferencë për shtyp se lojtar si Bojani dhe Xherdan Shaqiri, janë sulmues shumë të mirë dhe që kanë luajtur në klube fantastike si Barcelona dhe Bayern Munich. Ju nuk mund të thoni se këto klube nuk mund të blejnë lojtar të nivelit të tillë”, deklaroi Van Gaal të enjten në një intervistë ekskluzive për televizionin e Manchesterit, përcjell GazetaOlle.com.