Igli Tare i ka dhënë fund eksperiencës së tij te Lazio pas 18 vitesh si pjesë e klubit bardhekaltër.
Ai bëri emër në klubin italian sidomos në rolin e drejtorit sportiv, duke u kthyer në një nga më të spikaturit në skenat e rëndësishme të këtij sporti.
Një lamtumirë e cila erdhi pasi palët nuk rinovuan kontratën mes tyre dhe sipas presidentit të Lazios, Klaudio Lotito, ka qenë vetë Tare që e ka ndërmarrë hapin dhe ka “zyrtarizuar” gjithçka me një telefonatë.
“Në aspektin personal me erdhi shumë keq. Ai ishte për 18 vite me ne. Më telefonoi ndërsa isha në Molise. Më tha “President, kam vendosur që të largohem nga Lazio ndonëse kam për ju mirënjohje, vlerësim dhe dashuri”. Çfarë mund t’i thosha?!“, deklaroi për “La Gazzetta Dello Sport” presidenti i Lacios rreth largimit të Tares nga klubi i tij.