Lotito i bindur: Lazio e Ligës së Kampionëve

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito siguron tifozët se do ta mbrojmë vendin e tretë deri në fund  këtë sezon .

Skuadra e kaltër arriti fitoren e shtatë radhazi duke e bilnuar pozitën e tretë pasi tanimë janë gjashtë pikë para vendint të katërt .

Vetëm dy pozitat e para në Itali shkojnë direkt në Ligën e Kampionëve, ndërsa i tretë hyn në raundin paraprak eliminator.

“Përgëzimet më të mëdha shkojnë për stafin dhe lojtarët për qasjen e tyre të shkëlqyer në këtë ndeshje”, tha Lotito , pas fitores 3:1 kundër Cagliarit, transmeton Gazetaolle.com.

“Ne prodhuam futboll me cilësi të mirë, duke treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri në një udhëtim të vështirë që na sigurojë fitoren e shtatë. Ky është një rezultat i rëndësishëm që na jep më shumë motivim për të ardhmen”.

“Ne do të mbrojmë vendin e tretë në fund. Ku këmbët tona nuk do të punojnë, zemra dhe mbështetja e tifozëve do të na nhimojë”.