Loriku e bën titullar Etritin

Pas festimeve për kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë, Lazio është kthyer në stërvitje, në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Empolit.

Në ndeshjen stërvitore brenda grupit, Lorik Cana ka goditur natyrisht pa dashje me bërryl portierin Federico Marchetti, i cili menjëherë ka braktisur stërvitjen.

Pas goditjes së marrë hunda e Marchettit është thyer dhe kjo është mungesë e sigurt të paktën në ndeshjen e ardhshme, shkruan  ‘lazionews24’.

Për pasojë, Etrit Berisha do të konfirmohet titullar në portë, pas ndeshjes së kupës kundër Napolit.