Loriku dashurohet me Vlorën

Mesfushori Lorik Maxhuni ka nisur shkëlqimin te skuadra e tij e re, Flamurtari i Vlorës. Ish-futbollisti i Drenicës, të shtunën e realizoi një gol në ndeshjen Flamurtari – Vllaznia (3:0).

Loriku në një prononcim për Gazetën ‘Olle‘, shpalos emocionet e golit. “Bënë një ndeshje të madhe dhe u ndjeva shumë mirë. Jam shumë i lumtur. Golin tim të parë dua që t’ia dedikojë tifozëve ‘Flota Kuq e Zi’ dhe të gjithë sportdashësve vlonjatë”, ka deklaruar Lorik Maxhuni.

“Premtoj se do të angazhohem maksimalisht në mënyrë që të kemi sa më shumë suksese”, përfundoi Maxhuni. Flamurtari pas javës së 22-të zë vendin e gjashtë me 31 pikë të tubuara.