Legjenda mbarëshqiptare Lorik Cana po ndodhet në Kosovë për pushime.
Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë është në vendlindjen e tij Gjakovë, ku ka vizituar klubin e Vëllaznimit.
Ka qenë faqja zyrtare e Vëllaznimit që ka njoftuar për vizitën e Canës i cili i ka premtuar mbështetje kryesisë së klubit gjakovar.
Njoftimi i plotë nga FC Vëllaznimi:
LORIK CANA VIZITON KF VËLLAZNIMIN
Kryesia e KF Vëllaznimit, ka pritur sot në takim legjendën e futbollit mbarëshqiptar, Lorik Cana.
Sot na ka nderuar legjenda e gjallë e sportit mbarëshqiptar, Lorik Cana. Vizita e tij, na jep motiv dhe kurajo për të punuar në avancimin e sportit tonë, ndërsa këshillat e Lorikut dhe mbështetja e tij do të jenë vlerë e shtuar për ne.
Ish-kapiteni i Kombëtares Shqipëtare, ofroi mbështetje të vazhdueshme për Kryesin e klubit dhe objektivat për të ardhmen e KF Vëllaznimit, duke theksuar që gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me Klubin Kuq e Zi. Me respekt KF Vëllaznimi. /Gazeta Olle/