Lorik Cana ‘shpërthen’ pas ndeshjes spektakolare

Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka festuar fitoren e Shqipërisë ndaj Izraelit me një video të publikuar në Instagram.

“Bravo Djemaaaaa … Super ndeshje , super përfaqësim!!! Krenar me ju”, shkruan Lorik Cana.

Shqipëria i është hakmarrë Izraelit në kualifikimet për Kupën e Botës, Kombëtare të cilën e mposhti në udhëtim me rezultat 0:3

Golat për Shqipërinë në këtë takim i shënuan Sadiku (22, 44) dhe Ledian Memushaj (71).

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngritët në vendin e tretë me 9 pikë, aq sa ka edhe Izraeli në vendin e katërt të Grupit G.

Në ndeshjet tjera të këtij grupi, Spanja mposhti në udhëtim Spanjën 1:2, ndërsa Italia fitoi me rezultat të thellë 5:0 Lihtenshtajnin.

Vendin e parë e ndajnë Spanja dhe Italia me nga 16 pikë, Maqedonia ka vetëm 3 pikë në vendin e pestë, ndërsa Lihtenshtajni është në vendin e fundit me zero pikë.