Lorik Cana: Ne po rritemi

Lorik Cana tha se fitorja ishte e vështirë, por e merituar.

“Sonte e kaluam një hap tjetër të rënësishëm, me gjithë vështirësitë. Me një gol të hershëm të pësuar. KEmi kaluar sfida të mëdha, duke fituar e duke barazuar si Danimarka që na bëri. Thjesht ne po rritemi. Në fund, futbolli është kush fiton. FItorja ishte e merituar. I përgëzoj djemtë”, tha Cana për Super Sport.

“Jemi munduar të bëjmë maksimumin tonë. Fati na buzëqeshi në fund, por ishte e merituar. Nuk ka ekipe në botë që nuk gabon, e as Shqipëria”, shtoi ai.