Lorik Cana konfirmon bisedimet me këtë klub

Lorik Cana ka konfirmuar bisedimet me Olympique Marseillen, pjesë e të cilëve ishte për katër vite.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka thënë se janë në bisedime, por që ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Dëshira ime është të luajë në një ligë tjetër. GJermania më tërheq më shumë, por gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë kaluar shumë lojtarë të mëdhenj. Parat nuk më interesojnë, vetëm dua një përvojë të re”, tha Cana për ‘footmercato.net’, shkruan GazetaOlle.com.

Sa I përket Marseilles ai shtoi: “Jam në bisedime, është e vërtetë, klubi më dëshiron. Por, deri më tash nuk ka asgjë zyrtare. Klubi më dëshiron, por unë nuk kam vendosur ende se ku do të luajë”.

Cana është ndarë me Lazion.