Lorik Cana ia sheh sherrin kualifikimit të Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve

Kualifikimi i Juventusit në finale e Ligës së Kampionëve nuk mund të pritet mirë nga Lorik Cana. Mbrojtësi shqiptar i Lazios po vuan nga një lëndim dhe tani rrezikon finalen e Kupës së Italisë me Juventusin.

Në fakt, finalja ishte paraparë të luhej më 7 qershor, mirëpo shkuarja e Juves në finalen e ‘Championsit’ me Barcelonën, e ka ndryshuar terminin e Kupës, shkruajnë mediat në Itali, përcjell GazetaOlle.com.

Termini i ri i Kupës është 20 maji, dhe Cana vështirë se do të riaftësohet. Nëse jo Cana, Etrit Berisha do të jetë në portë. Finalja e Ligës së Kampionëve luhet më 6 qershor.