Lorik Cana i bashkohet Lazios në përgatitje

 Pas mungesës prej disa javësh për shkak të lëndimit, Lorik Cana është rikthyer të enjten në seancën stërvitore të Lazios. 

Ai iu është bashkuar lojtarëve të tjerë, shkruan ‘Lazionews24.com’. “Ai është rikthyer në stërvitje pas problemeve me gjurin dhe pritet të aktivizohet në javët e ardhshme”, shkruan sajti në fjalë, përcjellë GazetaOlle.com.

Ende nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të luajë në derbin e së hënës me Romën.