Loriana Kuka i siguron medalje Kosovës

Është siguruar edhe medalja e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë, Loriana Kuka, bëhet garuesja e pestë nga ky sport që do të ngritet në podium.

Ajo mundi në gjysmëfinale kroaten, Petrunjela Paviq, kategoria -78 kg. Urojmë që Lori ta fitojë të artën.

Shpat Zekaj, u ndal në repasazh nga kroati, Marko Kumriq, kategoria -100 kg. Ai përfundoi në vendin e shtatë.

Zyrtare: Drita nënshkruan me qendërmbrojtësin ganez Ekow Mills

Lajmi i fundit: Drita skuadra më e vlefshme në Superligën e Kosovës