Loriana Kuka e bronztë në kampionatin evropian

Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e bronztë, raporton Gazeta Olle.

Xhudistja nga Kosova ka fituar në luftë për vendin e tretë përballë italianes, Giorgia Stangherlin.

Ajo kishte mundësinë edhe për medalje të artë ose argjend, por u mposhtë në gjysëm finale nga kampionja e botës, Madeleine Malonga.

Kjo ishte medalja e dytë për Kosovën nga ky kampionat, pasi e bronztë doli të jetë edhe Distria Krasniqi./GazetaOlle/