Lorenc Trashi është nën radarin e Elbasnit, me skuadrën e promovuar në Kategorinë Superiore e cila po insiston të transferoj mbrojtësin e Ballkanit.
Trashi pa pikë dyshimi se është nga mbrojtësit më të mirë në rajon, dhe një largim i tij nga Kosova do ishte humbje e madhe, shkruan Gazeta OLLE.
Por Ballkani nuk e ka ndërmend të largoj Trashin nga klubi, pasi që është akoma nën kontratë me suharekasit.
32 vjeçari ka fituar të gjitha trofetë me portokallinjët, duke shkruar historinë në futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar, si një nga lojtarët kryesor në skuadër.