Futbollistja nga Mitrovica, Kosovare Asllani ka dërguar disa pale këpucë për klubin e futbollit të femrave Mitrovica.
Kryetari i klubit, Hajrullah Haxhiu dhe trajneri Seid Onbashi, si dhe vajzat e klubit, falënderojnë Kosovaren dhe familjen e saj.
Kjo nuk është hera e parë që lojtarja e Manchester Cityt ndihmon Mitrovicën.