Lojtari ‘nxehet’ me tifozët e vet (VIDEO)

Një ngjarje që nuk na bie ta shohim shpesh në futboll, ka ndodhur dje në një ndeshje futbolli në Brazil.

Lojtari i klubit “Internacional”, Fabricio u fishkëllye shumë nga tifozët vendës, për shkak të performancës së dobët.

Kur durimit të tij i erdhi fundi, Fabricio e ndaloi lojën, duke u treguar tifozëve gishtin e mesëm dhe duke larguar me përbuzje fanellën që mbante të veshur, transmeton Koha.net.

Gjyqtari reagoi duke e ndëshkuar me të kuq. Për më shumë, ndiqni videon më poshtë.