Lojtari më i paguar në Shqipëri një dështim, po negocionin me kubin largimin

Ergys Kaçe drejt largimit nga Partizani, pasi ka dështuar si transferim.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se klubi i kuq dhe mesfushori po negociojnë për një ndërprerje të kontratës me konsensus.

28-vjeçari i cili erdhi me bujë në merkaton e verës, nuk ka mundur dot që të nxirrte në pah të gjithë potencialin dhe aftësitë e tij me “demat e kuq”, teksa në 13 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore ai nuk ka shënuar dhe nuk ka dhuruar asnjë asist.

Ergys Kaçe titullar, Partizani me super formacion ndaj Skënderbeut

CV-ja e Ergys Kaçes është e pasur teksa përveç Partizanit ai gjithashtu ka mbajtur veshur fanellën e Arisit, AEL Larisas, Panathinaikosit, PAOK-ut dhe Epanomit.

Ai është një nga lojtarët më të paguar në Superioren Shqiptare, ku viti i yij tejkalon shumën e 100 mijë eurove.

Shqiptari që drejton një klub të madh si gjigantit zviceran Grasshoppers

Onix nuk ka të ndalur, gati zyrtarizimin e futbollistit të njohur nga Superiorja shqiptare