Lojtari i madh i Wengerit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përshëndetur lojën e mirë të sulmuesit francez Olivier Giroud pasi ky i fundit shënoi dy gola kundër Middlesbrough në Kupën FA.

Francezi shënoi dy herë në pjesën e parë, për t’i dhënë një fitore të rehatshme ‘revolveristëve’ kundër djemve të Aitor Karankasë në ‘Emirates Stadium’, fitore që i dërgoi në çerekfinale .

“Olivier Giroud ishte shumë i mprehtë. Ai është përmirësuar shumë në krahasim me lojtarin që ishte, kur ai mbërrijti këtu”, tha Wenger për ‘BT Sport’, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Ai është i lëvizshëm, teknikisht i mire dhe ai punon shumë në traning. Ai është bërë një lojtar i madh”.

“Ne e kemi nisur mirë ndeshjen, me një ritëm të mirë dhe ne e kontrolluar lojën mirë me lëvizjen tonë dhe cilësitë teknike”, shpjegoi Wenger .

Ëenger ishte gjithashtu i kënaqur me nënshkrimin e re Gabriel i cili bëri debutimin e tij kundër Middlesbrough pas ardhjes nga Villarreali.

“Gabriel Paulista bëri një debutim rë mirë. Ai dëshiron të mbrojë, ka nivele të mira, qetësi dhe cilësitë teknike”, nënvizoi francezi.