Lojtari i PSG refuzon Interin për Atletico Madridin

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Thiago Motta do të transferohet në Atletico Madrid.

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Thiago Motta ka vendosur të transferohet në Atletico Madrid, përkundër interesimit nga Inter.

Ish futbollisti i “Nerazzurrëve” nuk do të rikthehet në Giuseppe Meazza.

Por, ai do ta vazhdojë karrierën në Vicente Calderon, skuadër e drejtuar nga Diego Simeone që e konsideron Mottan si përforcim të nevojshëm për ekipin e tij.

Motta kishte vetëm edhe një vit në kontratën e tij në Parc des Princes, ndërsa nga edicioni i ardhshëm do të luajë për Atletico Madridin.