Lojtari i Llapit ka thyer dorën

Lajm aspak i mirë për Tahir Batatinën. Mesfushori me përvojë i kësaj skuadre i transferuar nga Flamurtari, Meriton Mehmeti tash e disa ditë ka thyer dorën dhe është duke munguar në stërvitje.

Mehmeti kishte pësuar frakturë të dorës në miqësoren e para disa ditëve ndaj Vëllaznimit në Gjakovë dhe pasojat vazhdon t’i vuajë.

Lojtari ka deklaruar për Gazetasheshi.com se ky lëndim e ka lënë paksa prapa, por shpreson të kthehet edhe më fuqishëm.

Mehmeti

Mehmeti do t’i mungojë Llapit në ndeshjet e para të edicionit të ri.