Lojtari i Lirisë ndër më të mirët e Prizrenit

Komuna e Prizrenit i ka zgjedhur më të mirët për vitin 2015 dhe në mesin e tyre është edhe mbrojtësi prizrenas Kushtrim Mazrekaj.

Për këtë të arritur të tij ai ka hedhur një status në ‘facebook’ ku ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar që të arrijë këso vlerësimi.

“Me rastin e shpalljes së më të mirëve për vitin 2015 nga Komuna e Prizrenit, gjejë rastin të falënderoj bashkëlojtarët, shtabin teknik miqtë dhe shokët e mi.

Po ashtu, falënderoj KF “Liria” për nominimin dhe përkrahjen në zgjedhjen time për këtë event.

Në rritën time si futbollistë, nuk mund të harroj kontributin e gjithë atyre (pa i veçuar) që nga koha kur si 16 vjeçar luajta me Arbanën, pastaj kalimin te Liria, rritën dhe zhvillimin tim deri më sot.

Poashtu, falënderoj familjen dhe gjithë të tjerët që më përkrahen, e sidomos në kohën e lëndimit të rëndë (që një vit më la jashtë fushe), pa ndihmën e të cilëve vështirë se do të kthehesha si futbollist. Bashkim Kajdomçaj, është njëri ndër ta që ndihmoi në karrierën time, që e falënderoj për përkrahjen

Ky vit ka qenë i mirë edhe në sferën private. Andaj, për këtë titull kam dedikim special, për të fejuarën time, Blerinda që jeton në Gjermani.

Me klubin arritëm, të khejm stausin e skuadrës elite, ku ndihmesë të madhe dhanë: Komuna, donatorët, tifozët e sidomos Bordi , i prirë nga kryetari, z.Mirsad Çollaku. Në rikthimin tonë patëm edhe luhatje. Premtoj edhe në emrin e bashkëlojtarëve dhe me përkrahjen e gjithanshme se Liria, jo vetëm do të ruaj statusin e skuadrës elite, por do të kënaq me lojëra të bukura. Këtë e meriton tifozëria , këtë e meriton Liria. Faleminderit!”, ka shkruar Kushtrim Mazreku.

Sportisti më i mirë prizrenas u zgjodh boksieri Armend Xhoxhaj.

mazrek