Lojtari i Kosovës po bisedon me këtë klub

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Fanol Perdedaj, ka gjasa që edicionin e ardhshëm të paraqitet në Bundesliga 2, në rast se Dusiburgu arrin të ngrihet nga Bundesliga 3. Duisburgu që zë vendin e dytë në Bundesliga 3, dhe ka nisur negociatat me mesfushorin e Energie Cottbusit që gjithashtu është në Bundesliga 3, është bërë e ditur nga gazeta “Bild”.

Perdedaj 23-vjeçar nuk ka vazhduar kontratën me Cottbusin dhe gjatë verës do të largohet. “Bisedimet e para kanë nisur javën e kaluar dhe në rast se Duisburgu ngrihet në Bundesliga 2, do të përforcohet me këtë futbollist”, shkruan “Bild”. Perdedaj këtë edicion ka kontribuar me një asistim në 33 ndeshje të zhvilluara me Cottbusin, shkruan në numrin e sotëm ‘Koha Ditore’.